Site icon Telegrafi

Gjykata dënon 13 persona me paraburgim, 6 me arrest shtëpiak

Nga 26 persona të cilët janë marrë në pyetje për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, Gjykata Penale njofton se 13 prej tyre ju ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Mes tyre janë Mitko Çavkov, Igor Durllovski, Bogdan Ilievski, dy të punësuar në Kuvend dhe persona tjerë.

Ndërsa për paraburgimin e deputetëve të arrestuar, së pari Kuvendi duhet të sjell vendim për marrjen ose jo të imunitetit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me paraburgim janë dënuar personat: M.Ç, O.P, I.D, M.P, O.R, G.A, V.T, D.L, I.C, B.I, J.Ç, I.S dhe V.M, ndërsa me arrest shtëpiak janë dënuar personat: S.M, G.Gj, M.P, E.D.B, B.D dhe V.J.

Nga Gjykata njoftojnë se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimi./Telegrafi/

Exit mobile version