Prokuroria kërkoi në seancën e së premtes dhjetë muaj e gjysmë burg për të pandehurin, vetëm për akuzën e shkatërrimit të pronës. Ndërsa avokati mbrojtës kërkoi dënim me kohen e paraburgimit duke e pranuar këtë akuze, ndonëse pretendon se ka ndodhur nga pakujdesia.
Çështja u procedua me gjykim të shkurtuar, duke e shpallur atë fajtor. Sipas avokatit, përfshirja e taksistit në vendngjarje ka qenë rastësi pasi Troksi kishte dale në bulevard për të kërkuar dy djemtë e tij që kishin dalë nga shtepia. Ndërsa makinën e tij e ka shtyrë turma drejt kryeministrisë pasi në atë moment automjeti ka qenë i fikur.
Pas daljes nga qelia Agron Troksi do të humbe edhe makinën me të cilën punonte taksi, pasi mjeti është sekuestruar nga shteti./Telegrafi/