Telegrafi

Gjykata cakton paraburgim për Themelkon

Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor kreut të Komunës së Pustecit Edmond Themelko, i akuzuar në lëndën e njohur si Titanik, rast ky i hapur nga PSP-ja për parregullsitë zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Jozyrtarisht Alsat-M mëson se edhe pse kishte ndalesë të lëshojë vendin, në periudhën e fundit Edmond Themelko sa herë ka kaluar kufirin me Shqipërinë duke shfrytëzuar dokumente të Shqipërisë.

Për lëndën e njëjtë Prokuroria Speciale Publike ngarkohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski, ish shefi i kabinetit qeveritar Martin Protugjer dhe ish sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski.