Telegrafi

Gjykata caktoi paraburgim 30 ditorë për atentatorin e Todorovit

Ndaj personit Ljupço S, nga rajoni i Velesit, i cili tentoi që të vret ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i tij theksoi se i dyshuari është mbrojtur me heshtje dhe se do të dorëzohet ankesë ndaj këtij vendimi. Atentatori është identifikuar edhe si gjyshi i Tamara Dimovskës e cila vdiq duke pritur miratim për shërim jashtë vendit.

Gjatë seancë ndërhyri Ndihma e Shpejtë pasi që i pandehuri pati përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes në tentativë. Para se ta kryente sulmin, i pandehur e ka kërkuar Todorovin në shtëpi, por nuk ka arritur ta takojë./Telegrafi/