Lefter Malaj, 43 vjeç, sipas prokurorisë ka ekzekutuar për motive hakmarrje 70-vjeçarin. Sipas prokurorit, i pandehuri Malaj pas vrasjes ka qëlluar në ajër për të lajmëruar se mori gjakun e të atit. Ndërkohë, avokati mbrojtës deklaroi se vrasja nuk ishte me paramendim, por pas një grindje çasti.
Hasmëria mes dy familjeve lindi në vitin 2009, kur gjatë punës për ndërtimin e një stalle mbeti i vrare Aliko Malaj, i ati i të pandehurit. Ai u qellua pas një grindje nga Përparim Merkaj, vëllai i viktimës se ditës së dielë./Telegrafi/