Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bllokuar kërkesën e kandidates së Partisë së të Gjelbërve për rinumërim të votave në Pensilvani të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën muajin e kaluar.
Jill Stein e ka parë të nevojshëm rinumërimin e votave edhe në Michihan dhe Wisconsin, vende këto në të cilat Donald Trump ka fituar më shumë vështirësi, shkruajnë mediat amerikane.
Rezultatet nga rinumërimi i votave në Wisconsin pritet që publikohen të hënën.
Në Pensilvani Trump mundi Clintonin me një epërsi prej vetëm 1 %.