Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim më 23 korrik për të anuluar zgjedhjen e Bashkim Kurtit si kryeshef të minierës “Trepça”.
Sipas vendimit të datës 2 gusht, është aprovuar kërkesapadia e Burim Asllanit, kundërkandidatit të Kurtit për këtë post, për anulimin e vendimit të zgjedhjes.
Asllani ka pretenduar se vendimi i Bordit për të zgjedhur Kurtin ka qenë i shoqëruar “me parregullsi të natyrave të ndryshme”.
Ai ka theksuar se ka pasur parregullsi në përbërjen e Bordit përzgjedhës si dhe në kushtet dhe kriteret për kryeshef të “Trepçës”.
Bashkim Kurti ishte emëruar kryeshef i “Trepçës” më 11 janar të këtij viti nga Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i kësaj ndërmarrje.