Site icon Telegrafi

Gjykata anuloi vendimet e paligjshme të këshillit të prokurorëve

Gjykata Qytetare në Shkup, rrëzoi vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publik, të qershorit të këtij viti, si të paligjshëm, ndërsa tani Petar Anevski, përderisa nuk e kthen vendimin 11 prokurorëve të cilëve nuk i’u është vazhduar afati i punës dhe nuk ju përgjigjet pozitivisht 20 kërkesave të reja, do të ballafaqohet me dënim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli i Prokurorëve, me vendimin 02-137/4, më datë 15/06/2016, me forcë penzionoi 11 prokurorë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë, Prokuroria e Lartë në Shkup nga prokuroritë në Resnjë dhe Tetovë, duke refuzuar për t’u zgjatur afatin e punës deri 67 vjet, siç është e paraparë në ligjin e punës.

Duke pasur parasysh se ky vendim është i paligjshëm, prokurorët ngritën padi, për të cilën tanimë ka një vendim./Telegrafi/

Exit mobile version