Po ashtu, akuzat u pushuan edhe ndaj të bashkëpandehurit të Halilajt, Shefqet Seferit. Vendimi që nxjerr nga qelia të pandehurit Halilaj dhe Seferi u shpall dje, pak pas mesditës.
Ngjarjet për të cilat ata akuzoheshin, janë shënuar më 27 gusht dhe 6 tetor të vitit 1999 në qytetin e Krujës, ku janë vrarë policët Arben Keqi dhe Durim Kasmi. Sipas Prokurorisë, vrasjet kanë ardhur si pasojë e një linje hakmarrjeje mes një familjeje në Krujë dhe punonjësit të policisë, Keqi, raportoi Panorama./Telegrafi/