Gjykata Themelore Shkupi 1 duke vepruar sipas kërkesave të marra sipas Ligji për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe pas marrjes së mendimit nga Prokuroria, i pranoi kërkesat edhe për 5 të akuzuar në lëndën për ngjarjet në Kuvend.
“Departamenti për veprat penale të adoleshentëve pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 duke vepruar sipas kërkesave të marra sipas Ligjit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe pas marrjes së mendimit nga prokuroria, në afat të përcaktuar ligjor solli vendim ku kërkesat e M.S, A.Z, M.C dhe V.N janë përfshirë në lëndën nr. 752/17 dhe kërkesës së A.Sh i përfshirë në lëndën me numër 10013/18 i pranohen”, thuhet në kumtesën e gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Gjykata Themelore Shkupi informojnë se 9 kërkesa tjera që kanë të bëjnë me 7 të akuzuar me vendime NGA 28 dhjetori janë refuzuar si të pabazuara dhe janë dorëzuar palëve.
Të akuzuarit, sipas Ligjit, kanë të drejtë të ankohen për vendimit në afat prej 3 ditësh në gjykatën më të lartë./Telegrafi/