Telegrafi

Gjykata amerikane ka qasje në 74% të pajisjeve Android

Megjithatë, Apple dhe Google kanë shtuar enkriptimin e plotë në disk për iOS 8 dhe Android 5.0 dhe versionet më të reja, që do të thotë se përmbajtja në pajisje nuk mund të arrihet nga distanca nga dy gjigantët e teknologjisë.

Por çuditërisht, Next Web raporton se gati 74.1% të pajisjeve në Android ende nuk janë përditësuar në Android Lollipop 6.0, që do të thotë se Google mund të qaset nga disatanca nëse për këtë kërkohet dhe dorëzohet një urdhër gjykate për ta bërë këtë.

Në anën tjetër, ka vetëm rreth 9% e pajisjeve që përdorin versionet më të vjetra se iOS 8.

Në dokumentin e publikuar në Reddit për këtë gjë thuhet se "vendimet e Google dhe Apple dhe për të mundësuar kodimin e plotë të diskut nënkuptpjnë se zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk mund të kenë qasje apo dëshmi për krimet e depozituara, edhe nëse ata kanë një urdhër kërkim të lëshuar nga gjykatësi". (Telegrafi)