Site icon Telegrafi

Gjykata amerikane bllokon planet e Biden për t’i shtyrë bizneset t’i vaksinojnë punëtorët e tyre

Një gjykatë apeli në SHBA ka bllokuar përkohësisht planet e presidentit amerikan, Joe Biden, për inicimin e vaksinimit të detyrueshëm për bizneset.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ligji do të kërkonte që punëtorët në kompanitë private me më shumë se 100 punëtorë të vaksinohen me dy doza kundër COVID-19 ose të testohen çdo javë.

Por gjykata gjeti “çështje të rënda statutore dhe kushtetuese” me rregullin, që do të hynte në fuqi në muajin janar.

Lexo po ashtu Guvernatorët republikan paditën Biden për vaksinim të detyrueshëm

Sidoqoftë, gjykata tha se po pezullonte këtë vendim dhe i dha kohë administratës Biden deri të hënën për t’u përgjigjur.

Pesë shtete të udhëhequra nga republikanët – Teksasi, Luiziana, Misisipi, Karolina e Jugut dhe Utah – si dhe kompani private dhe grupe fetare, kishin paraqitur sfida ligjore kundër mandatit.

Ata akuzuan presidentin për tejkalim të autoritetit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version