Telegrafi

Gjykata administrative sot do të shpall vendimet për ankesat e partive ndaj KSHZ-së

Këshilli i gjykatësve të Gjykatës administrative ka rishikuar 28 paditë e partive kundër vendimit të KSHZ-së për të hedhur poshtë ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve në Maqedoni të mbajtura më 15 tetor.

Sot do të bëhen publike vendimet për këto padi të drejtuara për vendimet e KSHZ-së që t’i hedh poshtë ankesat e partive, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Më shumë ankesa ka parashtruar OBRM-PDUKM-ja 24, dy TMRO dhe nga një kanë dërguar Aleanca për shqiptarët dhe E Majta.

Vendimet në Gjykatën Administrative i marrin pesë gjykatës të zgjedhur me tërheqje të momentit. Vendimet do të merren në mbledhje publike. /Telegrafi/