Site icon Telegrafi

Gjykata Administrative sot përsëri duhet t’i shqyrtojë paditë nga partitë politike

Gjykata Administrative mbrëmë e ka përfunduar seancën publike për të cilën diskutoi rreth dy padive të paraqitura nga LSDM, njoftoi Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia ka ngritur padi për shkak se KSHZ ka refuzuar parashtresaet e tyre në dy vendvotime, edhe atë në Tetovë dhe Tearcë.

Pa debat, gjyqtarët kanë lexuar ankesat ku më pas Këshilli gjyqësor ka vendosur të tërhiqet në lidhje me vendimin.

Vendimi për këto dy padi do të publikohet jo më vonë se sot deri në orën 19:00. Tani për tani nuk është caktuar seancë mbi ankesat e tjera të paraqitura në gjykatë.

Deri te Gjykata kanë arritur gjithsej 5 akuza, një nga OBRM-PDUKM dhe 4 nga LSDM. Sipas orarit, vendimet e tyre do të publikohen në faqen e internetit të KSHZ-së, do të përmbajë edhe mënyrën e votimit të secilit gjyqtar individualisht. /Telegrafi/

Exit mobile version