Gjykata Administrative njoftoi se ka refuzuar si të pabazë padinë e Aleancës për shqiptarët të Ziadin Selës, kundër vendimit të KSHZ-së për zgjedhje të listave të kandidatëve për zgjedhje të anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave.
Vendimi është sjellur në seancën e sotme të këshillit të gjykatës, në pajtim me nenin 67 të Ligjit Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me vendim të Gjykatës Administrative padia e paditësit Aleanda për shqiptarët në Maqedoni, e përfaqësuar nga Alil Fetai, kundër vendimit të KSHZ-së, refuzohet si e pabazë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Paritia e Ziadin Selës “Aleanca për shqiptarët”, gjatë ditës së djeshme dorëzoi padi kundër vendimit të KSHZ-së, e cila “lejoi” që në zgjedhjet lokale RDK dhe UNITETI të marrin pjesë me të njëjtin emër dhe logo të partisë.
Përndryshe LR-PDSH e Ziadin Selës, RDK e Vesel Memedit dhe UNITETI i Gzim Ostrenit kanë qenë në koalicion të përbashkët nën emrin “Aleanca për shqiptarët”, emër me të cilin më vonë Sela e emëroi partinë e tij./Telegrafi/