Telegrafi

Gjykata Administrative refuzon ankesën e anëtarit të shkarkuar të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi

Gjykata administrative e refuzoi ankesën e Bedredin Ibraimit nga KSHZ. Ai dorëzoi ankesë ndaj vendimit të Komisionit për antikorrupsion, e cila e refuzoi ankesën e tij për përpjekjen e partive për ta shkarkuar atë nga KSHZ-ja edhe pse nuk i kishte përfunduar mandati.

Sipas Rregullores zgjedhore, kjo pozitë duhej t’i takojë Lëvzijes Besa, si parti e dytë më e madhe opozitare, por duhej vendim sipas së cilës Ibraimi mund të shkarkohej nga detyra.

Ai reagoi poashtu për atë se me shpalljen e konkursit nga ana e Kuvendit për anëtar të ri të KSHZ është shkelur Rregullorja zgjedhore, ndërsa nga Komisioni i antikorrupsionit atëherë thanë se nuk janë kompetent për të interpretuar ligjet dhe përputhshmërinë e tyre.

Në ndërkohë, u bënë ndryshime në Rregulloren zgjedhore dhe pas shkarkimit të Ibraimit, në vend të tij u emërua Ermira Asani-Salija nga Lëvizja Besa./Telegrafi/