Gjykata administrative ka pranuar një nga 28 paditë e paraqitura nga OBRM-PDUKM-ja për punën e KSHZ-së për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Bëhet fjalë për vendvotimin 2461 që i bie në komunën Saraj, që vendos për votat në Bashkinë e Shkupit.
KSHZ-ja pas pranimit të Gjykatës Administrative duhet të vendos për këtë vendvotim dhe të informojë a e ndryshon rezultatin ky vendvotim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
KSHZ gjithashtu duhet të vendos a do të rivotohet në këtë vendvotim.
Vendimet e Gjykatës Administrative janë të pakthyeshme dhe hyjnë në praktikë në momentin e vendosjes.
Përndryshe, zgjedhjet lokale u mbajtën më 15 tetor kurse rrethi i dytë mbahet më 29 tetor. /Telegrafi/