Këshillat Gjyqësor të Gjykatës Administrative sollën vendime për të gjitha 28 paditë të parashtruara nga partitë politike kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.
Deri në orën 18:00 në faqen e gjykatës janë kumtuar vendimet për 16 padi të cilat refuzohen si të pabaza. Katërmbëdhjetë prej tyre janë parashtruar nga OBRM-PDUKM dhe nga një nga TMRO dhe E Majta. Vendimet e Gjykatës administrative janë përfundimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të Gjykatës Administrative, vendimet për paditë e parashtruara nga partitë gradualisht do të kumtohen përmes sistemit AKMIS në faqen e Gjykatës Administrative.
Rreth padive të partive politike vendosën këshillat gjyqësor të përbërë nga pesë gjykatës të zgjedhur me anë të shortit.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen në 35 komuna është caktuar për më 29 tetor.