Site icon Telegrafi

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzon kërkesën e ‘Turgut Ozal’ kundër mbylljes

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kopshtit turk ‘Turgut Ozal’ për pezullimin e vendimit për mbylljen.

Sipas Ministrisë së Arsimit, mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës. Godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

Shoqëria “Turgut Ozal” financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen. Ky i fundit njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në ekzil në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ai njihet për armiqësinë e tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa ky i fundit e ka bërë fajtor për grushtin e shtetit në vitin 2016.

Erdogan, vazhdimisht i ka bërë presion qeverisë shqiptare për mbylljen e institucioneve të tij në Shqipëri, si dhe ka kërkuar ekstradimin e atyre që i cilëson si “gylenistë”. /Euronews Albania/

Exit mobile version