Site icon Telegrafi

Gjykata Administrative e Tiranës pranon ankesën e maqedonasve, kundër ministrit Bushati

Gjykata Administrative në Tiranë ka vendosur në të mirë të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, kundër ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Kjo ka ardhur si rezultat i një deklarimi të Bushatit, që maqedonasit i ka quajtur “sllavomaqedonas”.

Ankesa ka shkuar në gjykatë nga shoqata maqedonase “Dielli”, e cila është ankuar te Komisare për mbrojtje nga diskriminimi, duke kërkuar falje publike nga ana e ministrit Bushati.

Komisari e ka refuzuar ankesë, por pas parashtresës në Gjykatën Administrative, e njëjta ka reaguar dhe ka kërkuar nga Komisari që të korrigjohet refuzimi./Telegrafi/

Exit mobile version