Gjykata Administrative ka përfunduar seancën publike për të cilën diskutoi rreth dy padive të paraqitura nga LSDM, njofton Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Partia ka ngritur padi për shkak se KSHZ ka refuzuar parashtresaet e tyre në dy vendvotime, edhe atë në Tetovë dhe Tearcë.
Pa debat, gjyqtarët kanë lexuar ankesat ku më pas Këshilli gjyqësor ka vendosur të tërhiqet në lidhje me vendimin.
Vendimi për këto dy padi do të publikohet jo më vonë se nesër deri në orën 19:00. Tani për tani nuk është caktuar seancë mbi ankesat e tjera të paraqitura në gjykatë.
Deri te Gjykata kanë arritur gjithsej 5 akuza, një nga OBRM-PDUKM dhe 4 nga LSDM. Sipas orarit, vendimet e tyre do të publikohen në faqen e internetit të KSHZ-së, do të përmbajë edhe mënyrën e votimit të secilit gjyqtar individualisht.
Padia nga OBRM-PDUKM i referohet vendimit të KSHZ ku u pranua ankesa e Lëvizjes BESA, e cila anuloi votimin në një qendër votimi në Gostivar.
Katër padi nga LSDM pretendohet se në disa qendra votimi në NJZ 6, përderisa BESA hoqi dorë nga mundësia për të apeluar vendimet e KSHZ-së që janë refuzuar 7 parashtresat e tyre. /Telegrafi/