Telegrafi

Gjykata Administrative e Maqedonisë hedh poshtë padinë ndaj Frosina Tashevska – Remenskit

Gjykata administrative ka hedhur poshtë padinë e zv. ministrit shtesë, Dime Spasov, ndaj ministres për punë dhe politikë sociale, Frosina Tashevska – Remenski, për rastin e shkarkimit të një drejtori dhe emërimin e një tjetri si ushtrues detyre në qendrën sociale komunale të Prilepit, transmeton Telegrafi.

Sipas gjykatës, padia e Dime Spasov është e pabazuar, ndërkaq ky i fundit, para se të ngritë padi, ka patur mundësi t’i drejtohet KSHZ-së, që është i vetmi institucion që vendos se cilët çështje financiare, juridike dhe të kuadrove përfshihen në organizimin e zgjedhjeve.

Sipas Remenskit, ky vendim i gjykatës është dëshmi se në institucionet e vendit punojnë njerëz të ndërgjegjshëm dhe me integritet të cilët vendosin vetëm në bazë të ligjit./Telegrafi/