Site icon Telegrafi

Gjykata administrative e Maqedonisë: Akuzat e PSP-së janë tentim për të njollosur këtë gjykatë

Pas akuzave të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për institucionet qe refuzojnë të bashkëpunojnë, ndër të cilat radhitet edhe Gjykata Administrative, ka reaguar kjo e fundit, duke thënë se akuzat e PSP-së janë të pavërteta dhe të pabaza, transmeton Telegrafi.

Më tej në reagim thuhet se kjo gjykatë vepron sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale në kuadër të kompetencave që i ka, duke u dhënë trajtim të njejtë të gjitha organeve dhe institucioneve me të cilat bashkëpunon.

Sipas tyre, këto akuza paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj Gjykatës administrative dhe të njejtat janë tentim për të njollosur këtë gjykatë, por edhe gjyqësorin në përgjithsi. Në fund, kjo gjykatë thotë se vazhdojnë të jenë të hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet, përfshirë edhe PSP-në./Telegrafi/

Exit mobile version