Site icon Telegrafi

Gjykata Administrative e anuloi vendimin e DMDhP, KShZ mund ta publikojë “on-line” listën zgjedhore

Gjykata Administrative e ka pranuar padinë e Komisionit shtetëror zgjedhor me të cilën e padiste Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, pas vendimit për tërheqje të listës zgjedhore dhe listën e të dhënave të paqëndrueshme nga faqja e internetit të KShZ, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Administrative e ka anuluar vendimin e përkohshëm të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të datës 29 mars të këtij viti.

Me Vendimin e përhershëm iu ndalua Komisionit shtetëror zgjedhor të sigurojë qasje elektronike deri te Lista zgjedhore e publikuar në ueb faqen: https://izbirackispisok.gov.mk.

Nga KShZ atëherë reaguan duke thënë se kanë vepruar në pajtim me Kodin zgjedhor dhe se publikimi i listës së zgjedhësve është bërë me përkrahje nga Qeveria, si dhe se Kodi zgjedhor është në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale./Telegrafi/

 

Exit mobile version