Telegrafi

Gjykata Administrative deri tani ka refuzuar 11 padi për rezultatin e zgjedhjeve lokale

Gjykata Administrative deri tani ka refuzuar 11 padi të dorëzuara kundër vendimit të KSHZ-së për zgjedhjet lokale, si të pabaza. 10 nga paditë e refuzuara janë dorëzuar nga OBRM-PDUKM-ja për votimet në Aerodrom, Çair, Saraj dhe Qendër, si dhe për Radovish dhe Prilep.

Padia e 11 është dorëzuar nga TMRO për Komunat e Aerodromit dhe Kavadarit, si dhe për Bashkinë e Shkupit, ndërsa edhe ajo është e refuzuar si e pabazë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Administrative duhet të sjellë edhe 17 vendime për paditë e partive politike. Numrin më të madh të padive e ka dorëzuar OBRM-PDUKM, ndërsa nga një kanë dorëzuar “E Majta” dhe Aleanca për Shqiptarët.

OBRM-PDUKM dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” kanë dorëzuar padi për 45 vende-zgjedhore./Telegrafi/