Site icon Telegrafi

Gjykata Adminisrative: Aktpaditë e para janë nga koalicioni AA dhe Integra

Në Gjykatën e Lartë sot deri në ora 18:00 janë parashtruar aktpadi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët/Alternative dhe nga partia politike Integra, si dhe nga një qytetar për shkelje të të drejtës së votës.

Përveç këtyre dy aktpadive zyrtare nga koalicioni AA, nga koalicioni e bllokut shqiptar kanë arritur edhe 75 të tjera.

“Aktpaditë janë ngritur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe do të publikohen në ueb-faqen e internetit”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Në gjykatë poashtu diskutohet për aktpadinë e Zhivka Arsovska nga Kumaanova, për anulim të vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor për shkeljen e të drejtës së votës.

Gjatë ditës së sotme në ora 14:50 në Gjykatën Administrative erdh një aktpadi nga Integra./Telegrafi/

Exit mobile version