Telegrafi

Gjurmë të pazakonta në borë, që dyshohet se jenë lënë nga krijesa misterioze Yeti

Kjo krijesë është përfolur shumë nga njerëzit që pretendojnë se e kanë parë, por kurrë nuk është arritur të regjistrohet.

Alpinisti Steve Berry, beson se këto gjurmë janë lënë pikërisht nga kjo gjallesë misterioze, transmeton Telegrafi.

Këto gjurmë që janë lënë në vijë vertikale, njëra pas tjetrës, Berry nuk beson se janë bërë nga leopardi i borës apo ndonjë krijesë tjetër me katër këmbë.

Megjithëse ariu mund të ecën me dy këmbë, masa e tij trupore e bën të pamundur që ai të lë gjurmë kaq precize.

Ndërkohë, Berry beson se këto gjurmë janë lënë nga krijesa me madhësi të gorillës që ecën ngadalë dhe me shumë “elegancë”.

Sipas legjendës, Yeti është një vetmitar që lëviz vetëm natën, fërshëllen dhe mund të vrasë me një goditje të vetme. /Telegrafi/