Gazetari Marin Mema, vjen me dokumentarin e radhës që i dedikohet shpërnguljes dhe krimeve ndaj shqiptarëve nga serbët, në pjesën e dytë të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.
Mema përshkuan një udhëtim të dhimbshëm mes të shkuarës e të tashmes, që risjell në kujtesë një prej masakrave më të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare.
Nga Nishi tek Molla e Kuqe: ku ka qenë dikur kufiri shqiptar? Si u zbrazën këto territore? Çfarë ka mbetur ende pas edhe sot?
Shikoni pamjet nga fshatrat me emra shqiptarë, ku sot nuk ka asnjë banor të tillë. /Top Channel/