Site icon Telegrafi

Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq sot pasdite nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

Gjuriq pak pas orës 15:00, është kthyer mbrapshtë nga pika kufitare në Jarinje.

Ai tha se vizita e tij ishte paralajmëruar ashtu siç parashihet me marrëveshjen e Brukselin dhe se “ky është një lëvizje skandaloze nga Prishtina”.

“Ky është një vendim skandaloz nga Prishtina, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes”, tha Gjuriq për Tanjug.

Ai tha se menjëherë pas kthimit në Beograd dhe pas konsultimit me presidentin Aleksandër Vuçiq, do të informojë publikun “për arsyet e presioneve dhe shantazheve të tjera ndaj të cilave pala serbe ishe nënshtruar sot dhe ditëve të kaluara, për shkak të mos gatishmërisë të pranojnë vendimin e Prishtinës, e cila do të ishte kundër interesave serbe.

Exit mobile version