Site icon Telegrafi

Gjuriqi i thotë Scottit të mos përzihet në Serbi: S’po të pengon Ushtria e Kosovës, e po të pengojnë MIG-ët!

Serbia respekton të gjitha shtetet dhe nuk përzihet në politikat e tyre, ndaj presim që edhe shtetet tjera t’i qëndrojnë këtij principi, ka thënë i shefi i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam parë dikën tek e konsulton ambasadorin e Serbisë në SHBA, Gjergj Markoviqin, kur SHBA-të vendosin nëse do të sigurojnë një F35 apo ndonjë aeroplan tjetër”, ka thënë ai, duke reaguar ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili ka kritikuar blerjen e aeroplanëve ushtarakë rusë nga Serbia. “Atij nuk po i pengon Ushtria e Kosovës, por i pengojnë MIG-ët që do të arrijnë në Serbi”. /Telegrafi/

Exit mobile version