Site icon Telegrafi

Gjuriqi fyen sërish Haradinajn

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka fyer sërish sot kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj.

Duke komentuar gjoja “kërcënimet që Haradinaj po ia bën Serbisë”, ai ka thënë për Tanjug: “Ajo që flet e bën Haradinaj nuk meriton ndonjë koment politik, por tregon se ai, pos hapave të nevojshëm të autoriteteve gjyqësore, është i pjekur edhe për shërim”, transmeton Telegrafi. “Problemi më i madh është se ai po ka gjasa të bëhet kryeministër në krahinën tonë jugore, e që dita-ditës t’i kontribuojë destabilitetit në rajon”. /Telegrafi/

Exit mobile version