Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për telekomunikacionin ruan pronën e Telekomit të Serbisë, do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet e përgjithshme, jo vetëm me Kosovën, por edhe me BE-në, ka thënë sonte drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.
“Pasuria e Telekomit të Serbisë është e mbrojtur në mënyrë të përhershme me këtë”, tha Gjuriq, transmeton lajmi.net. “Astetet e Telekomit të Serbisë janë zyrtarisht të ruajtura përgjithmonë, si stacioni bazë dhe çdo gjë tjetër. Kosova ka dashur të rrëmbejnë asetet tona, e ne nuk kemi pranuar. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme”.