Site icon Telegrafi

Gjuriq thotë se Kosova nuk mund ta marrë fabrikën e Leshakut

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se papunësia është armiku më i madh i mbijetesës dhe mbetjes së serbëve në Kosovë.

Ai ka qëndruar sot në Leshak, Leposaviq, në kufi me Serbinë, në fabrikën e farkëtimit “Lola Fot”, e cila, sipas tij, është shembull i luftës kundër papunësisë.

Ai ka shtuar se kjo fabrikë vjet, që është pjesë e entit “Iva Lola Ribar” e Beogradit, raporton radiokim, transmeton Koha.net, me përkrahjen e Qeverisë së Serbisë e ka shtuar prodhimin 12 për qind dhe se ajo sivjet do të ndërlidhet me subjektet ekonomike nëpër gjithë Serbinë dhe se Serbia do t’i ndihmojë t’i plasojë prodhimet jashtë.

Gjuriq ka përkujtuar se Zyra që ai udhëheq ka ndihmuar që prodhimi në fabrikë të rifillojë e ka shtuar se fabrika është pronë e Qeverisë së Serbisë.

“Nuk ka dyshim se struktura pronësore këtu është krejtësisht e qartë. Kjo fabrikë është në pronë të Serbisë dhe të punëtorëve që punojnë në të. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e kësaj fabrike, ekskluzivisht mund të flasim për zgjidhjet në këtë bazë. Ajo që nuk përket Prishtinës , Prishtina edhe nuk mund të disponojë me të”, ka nënvizuar Gjuriq.

Sipas tij, fabrika e farkëtimit “Lola Fot” nga Leshaku e krijuar në vitin 1984 si degë e “Lola Sistem Beograd”.

Exit mobile version