Site icon Telegrafi

Gjuriq tenton të futet në Kosovë pa leje, Policia e Kosovës e kthen prapa në Jarinjë

Autoritet shtetërore të Kosovës sot rreth orës 12:30, nuk e kanë lejuar të futet në Kosovë Marko Gjuriqin.

Burime nga Policia Kosovës kanë bërë të ditur se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sapo është kthyer prapa në pikën kufitare në Jarinjë.

“Marko Gjuriqi ka tentuar të futet në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë, por ai është kthyer mbrapshtë, pasi që ka pasur leje nga autoritetet kosovare për të hyr në Kosovë”, ka thënë burimi i veriu.info.

Exit mobile version