Site icon Telegrafi

Gjuriq: Të japin dorëheqje serbët e Kosovës që kanë marrë poste pa e vetë Serbinë

Marko Gjuriq e ka përshëndetur vendimin e një pjese të deputetëve të Listës Serbe që përsëri të largohen nga institucionet e Kosovës dhe pret që ata që ndërkohë kanë marr poste “kundër politikës së Qeverisë së Serbisë”, të japin dorëheqje.

Sipas tij, një vendim i tillë i kontribuon unitetit më të madh serb dhe realizimit të qëllimeve prioritare, siç është formimi i Asociacionit të Komunave serbe.

“Nëse deri më 15 shkurt, autoritetet e Prishtinës nuk fillojnë me përmbushjen e obligimeve të tyre për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, bashkë me përfaqësuesit serbë në Kosovë do ta formojmë vet Asociacionin”, ka deklaruar Gjuriq. “Nuk do të presim as lusim për mëshirë për atë që na takon”. /Klan Kosova/

Exit mobile version