Marko Gjuriq më nuk është drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Kështu së paku njoftojnë mediat, e cila i referohet burimeve brenda mbledhjes së qeverisë serbe.
“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq u emërua Ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara”, raporton b92.
Në të njëjtin takim, Gjuriq u shkarkua nga pozita e drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, njofton më tutje mediumi.
Kujtojmë se 37-vjeçarin në këtë pozitë e kishte emëruar në vitin 2014, atëbotë kryeministri Aleksander Vuçiq.
Ndryshe, mediat bëjnë të ditur se së shpejti qeveria serbe do të marr vendim për emërimin e një personi të ri në këtë pozitë. /Telegrafi/