Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se kinse Hashim Thaçi po kërcënon me pushkë e armë duke nxitur luftë, urrejtje e konflikte, shkruan Tanjug.
Sipas Gjuriq, presidenti i Kosovës nuk është duke e fshehur qëllimin e tij kryesor – formimin e “Shqipërisë së Madhe”, transmeton Telegrafi.
Thaçi ka folur sot rreth kërcënimeve të Serbisë. “Kërcënimeve të tilla do t’i përgjigjemi sikurse para 19 viteve”, ka shtuar Thaçi. /Telegrafi/