Kundërshtimi i SHBA-ve dhe NATO-s për formimin e ushtrisë së Kosovës është padyshim sukses i madh diplomatik i vendit tonë, ka thënë sot drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë se do të luftojnë kundër formimit të saj, sepse sipas Gjuriqit, ajo paraqet një kërcënim dhe rrezikim të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në gjithë regjionin.
“Ky është padyshim një sukses i madh diplomatik i Serbisë dhe nuk ka rënë prej qielli, por është një produkt i një pune të plotë. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona dhe kemi marrë mbështetjen e shteteve të cilat na mbështesin gjithmonë, të tilla si Kina dhe Rusia, por tani e mira është se po na përkrah edhe NATO”, ka thënë Gjuriq.