Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se disa politikanë kosovarë po provojnë që t’i shmangen përgjegjësisë për 17 vjet.
Ai këtë e ka thënë derisa ka komentuar rreth tentimit që të shfuqizohet Gjykata Speciale, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Krimet e luftës nuk vjetërsohen, ata [politikanët kosovarë] po provojnë ta blejnë një muaj, një vit tjetër, por kur e vërteta të ndodhë ajo do të jetë e dukshme”, ka thënë Gjuriq.