Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia është duke shqyrtuar që të aplikoi masa reciproke për kamionët nga Kosova.
E gjithë kjo në saje shkaku që autoritetet kosovare kanë bllokuar kalimin e maunave me naftë të shtetit serb.
“Ne nuk do të heshtim deri interesat tona po shkelen. Por mendoj se ka ende hapësirë për ta zgjidhur këtë gjë dhe pres lajme të mira gjatë ditës”, ka thënë Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.
Ai ftoi përfaqësuesit e Kosovës që të ndalin bllokimin e kamionëve serb dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë në lidhje me sjelljen e deritanishme të Prishtinës, transmeton Telegrafi.
“Prishtina ka tejkaluar të gjitha kufijtë dhe ka hyrë në zonën e kuqe të sjelljes së papranueshme. Ne nuk do të ndalojnë kamionët e askujt. Nuk e pyes më Prishtinën, unë i pyes përfaqësuesit ndërkombëtarë se si po mund ti tolerojnë këtë”, ka thënë Gjuriq.
Nga 22 marsi, asnjë automjet që transporton materiale të rrezikshme, duke përfshirë edhe produktet e naftës, nuk ka hyrë në Kosovë shkaku i masave të reciprocitetit, e cila është arsyeja se pse çdo ditë Kosova humb 100 mijë euro, kanë njoftuar dje Doganat e Kosovës. /Telegrafi/