Site icon Telegrafi

Gjuriq: Nuk më habit nervoza e politikanëve të Kosovës për Specialen

Pas tentimit që të shfuqizohet Gjykata Speciale në Kosovë, ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka deklaruar se disa persona tash e 17 vite janë duke u munduar t’i shmangen përgjegjësive, raportojnë mediat serbe.

“Lëndët e krimeve të luftës nuk vjetërsohen. Mund të tentojnë të blejnë kohë edhe disa muaj apo edhe ndonjë vit, por herët apo vonë e vërteta se çfarë ka ndodhur do të dalë në dritë”, ka shtuar Gjuriq, transmeton Telegrafi.

 

 

Exit mobile version