Telegrafi

Gjuriq në Kosovë, përkundër urdhër ndalimit nga Qeveria

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po qëndron në Kosovë edhe përkundër se atij I është ndaluar hyrja në autoritetet qeveritare të Prishtinës.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raporton se Gjuriq ka thënë para gazetarëve në Leposaviq se po e kryen punën e tij normalisht dhe se për qëndrimin në Kosovë i ka lajmëruar përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Unë jam në Kosovë, po e kryej punën time normalisht. Është në interesin tonë që këtu të krijojmë kushte për jetë për popullin tonë, askënd nuk e pengojmë, duam bashkëpunim, si dhe jetë normale për të gjithë që jetojnë këtu”, ka thënë Gjuriq.

Ai po ashtu tha se sillet krejtësisht ndryshe nga ata që mendojnë se mund të flasin gjuhën e urrejtjes, gjuhën e konfliktit dhe gjuhën e krijimit të problemeve në Kosovë.

Ditë më parë autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar disa zyrtarëve serbë hyrjen në Kosovë e në mesin e tyre edhe Marko Gjuriqit. /KP/