“Deklarata e nënkryetares së Parlamentit Evropian dhe raportuesja e tij për Kosovën Ulrike Lunaçek se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e Kosovës, është qëndrim i saj privat”, thotë Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
“Sa i përket zonjës Lunaçek, ajo është njëra nga qindra e qindra deputetët në Parlamentin Evropian. Respektoj mendimin e saj, por ai është qëndrim privat i saj“, ka thënë Gjuriq duke shtuar se qëndrimi i Serbisë është krejtësisht tjetër, njofton tanjug, transmeton Koha.net.
Këto fjalë Gjuriq i ka thënë nëfshatin Brod të Dragashit, me ç’rast tha se goranët e kanë mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Lunaçek dje kishte thënë se Serbia nuk mund të hyjë BE pa e njohur Kosovën.