Telegrafi

Gjuriq: Me “Luginën e Diellit”, Serbia po e ruan Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të lagjes “Lugina e Diellit” në Zveçan, ka thënë se me këtë lagje Serbia po e ruan tokën e saj, Kosovën.

Sipas tij, tashmë kur do të ndërtohet kjo lagje do të vendosen aty mbi njëmijë serbë të cilët, siç tha ai, “janë përndjekur në qershorin e vitit 1999”.

Nga ana ana e tij, edhe kryetari ilegal i Zveçanit, Ivan Todosijeviq, ka thënë në këtë përurim se me kësi projekte Serbia po e ruan Kosovën, njofton Klan Kosova.

Ndërtimi i kësaj lagjeje prej 300 shtëpish në veri të vendit po bëhet me financim të Beogradit.