Site icon Telegrafi

Gjuriq: Lista Serbe duhet të votohet është projekt shtetëror

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka ftuar serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe.

Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se është shumë e rëndësishme që serbët në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe sepse siç tha ai ky është projekt shtetëror.

Ai ka thënë se është dëshmuar se politika e Oliver Ivanoviqit është politikë vetëm e partisë së tij, duke vlerësuar se ajo politikë asgjë të mirë nuk ka sjellë.

“Besoj se qytetarët e Kosovës nuk do ta pranojnë”, ka thënë Gjuriq.

Exit mobile version