Site icon Telegrafi

Gjuriq ka një porosi për Listën Serbe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se Lista Serbe nuk duhet të nxitojë dhe duhet që t`ia lërë partive shqiptare që, në qoftë se siç tha ai “mund të bien dakord për formimin e qeverisë së ardhshme në Prishtinë”.

“Këshilla ime për përfaqësuesit politikë serbë do të jetë: ngadalë. Mos u ngutni, mos shpejtoni, lërini që shqiptarët të merren vesh në mes vete, atëherë do të shohim ngadalë dhe së bashku që në bisedime me Listën Serbe të përcaktojmë se çfarë është interesi ynë në tërë këtë dhe në qoftë se ka “, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version