Site icon Telegrafi

Gjuriq: Formimi i ushtrisë së Kosovës, gjë e rrezikshme

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u takua sot me ambasadorin kinez në Beograd, Li Manchang, të cilin e njoftoi me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjuriq gjatë takimit e ka konsideruar si të “rrezikshme përpjekjen e Kosovës për ta formuar ushtrinë”.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit miqësor dhe zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme politike dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve, raporton “Tanjug”, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version