Site icon Telegrafi

Gjuriq: Edita Tahiri mjeshtre cirku

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq, në lidhje me ndërtesën e qeverisë në veri të Mitrovicës ka thënë që kjo është cirk, ndërkaq Edita Tahirin e ka quajtur si mjeshtre të cirkut, shkruan Tanjug.

Sipas tij, është e pashpjegueshme se si objekti që ishte hotel mund të riemërohet si ndërtesë e qeverisë, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, Edita Tahiri ka deklaruar që Serbia përmes sulmeve dhe mureve  po tregon që është kundër marrëveshjeve.

Kjo deklaratë e Tahirit vjen pasi që në afërsi të ndërtesës së qeverisë në veri të Mitrovicës është gjetur një granatë dore.

Exit mobile version