I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kaluar kufirin në veri të Kosovës dhe kanë hyrë në sallën në veri të Mitrovicës, ku po mbahet debati lidhur me dialogun e brendshëm për Kosovën.
Siç bëhet e ditur, bashkë me Gjuriqin në takim me qytetarët e veriut është edhe Nikola Selakoviq, sekretar i përgjithshëm i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Telegrafi.
Zyrtarët e lartë serbe janë duke qëndruar në Mitrovicën e Veriut, nën përcjelljen e 50 xhandarëve serbë.
Askush nuk po lejohet t’i ofrohet sallës ku po mbahet takimi rreth dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa edhe gazetarët janë përjashtuar,
Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake. /Telegrafi/