Telegrafi

Gjuriq “e hupi kontrollen përsëri” – momenti kur tregon servilitetin ndaj shefit të tij

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, edhe një herë është bërë “i famshëm për gjestet e tij” – në rrjetet sociale – sidomos në raport me shefin e tij.

Dhe kësaj radhe ai është kapur nga kamerat, derisa shefi i tij, Aleksandar Vuçiq, tregonte se ata kanë fituar zgjedhjet në Serbi, përcjell Telegrafi.

Madje, Gjuriq, siç edhe shihet në një video të publikuar nga Al Jazeera, nuk mund të kontrollojë emocionet e tij.

Ndryshe, në videon e publikuar shihet se kjo nuk është hera e parë kur Gjuriq “nuk i kontrollon emocionet”, pasi ai shihet edhe në raste të tjera “duke e humbur kontrollen, përsëri dhe përsëri”. /Telegrafi/